INFORMACION MBI MARKEN E GOMAVE SPORTIVA
Sportiva eshte nje marke gomash automjetesh qe i perket grupit Gjerman te prodhimit te gomave Continental.
Gomat Sportiva plotesojne gjithmone kriteret e stabilitetit ne levizje,rezistence dhe besueshmeri per te gjithe tipet e automjeteve.Sportiva garanton nje raport te shkelqyer çmim- cilesi pavaresisht nga kushtet atmosferike.Karakterizuar nga nje rezistence e larte gjate levizjes ne rruge me lageshtire dhe nga nje cilesi e klasit te pare,gomat Sportiva dallohen dhe per nje kapje shume te mire me token.Teknologjia gjermane e prodhimit te tyre i garanton çdo drejtuesi nje udhetim te qete dhe nje rezistence te vogel gjate levizjes.
Gomat Sportiva kane nje reputacion te larte si goma te sigurta dhe te besueshme.Ato prodhohen per automjete te ndryshem si autovetura,fuoristrada 4x4,furgone,goma dimri te te gjitha llojeve etj.
Sportiva ne realitet eshte pjese e familjes Gjermane Continental te prodhimit te gomave qe te gjithe e njohin si lider ne tregun boteror te gomave.
Sportiva performance eshte zgjidhja perfekte per ate qe kerkon nje sere cilesish pozitive tek goma dhe nje raport korrekt kualitet çmim.
Goma ka nje batistrade asimetrike qe garanton nje drejtim te sigurte te automjetit ne kushte te ndryshme atmosferike.Kapja e mire me token te jep menjehere ndjenjen e sigurise gjate levizjes pavaresisht nga kushtet e rruges me lageshtire ose jo.
Sportiva Performance u krijua per te ruajtur stabilitetin dhe komfortin e levizjes gjate levizjes ne kushte atmosferike me shi ose ne kohe te thate.
Testimet e gomes Sportiva kane treguar qe goma reagon shume mire edhe kur asfalti i rruges eshte shume i nxehte apo gjate reshjeve te dendura.Kjo ben qe drejtuesi i mjetit ta mbaje nen kontroll automjetin e tij gjate gjithe manovrimeve qe mund te beje ne udhetim.Performanca ne frenim eshte permiresuar shume me zbatimin e teknologjise se avancuar gjermane.
Dizenjo ne pjesen e brendeshme te gomes e shperndan me efikasitet te larte ujin duke rritur shume performancen e levizjes gjate drejtimit te mjetit ne terren te lagur.Dizenjo ne pjesen e jashtme eshte studiuar per te patur nje qendrueshmeri te larte gjate levizjes se shpejte neper kthesa.
Gomat Sportiva japin nje performance te larte ne nje interval te gjere ndryshimi temperaturash si dhe kane nje rezistence te kenaqeshme ndaj konsumimit.Ky eshte nje model i rafinuar qe eshte dizenjuar per te dhuruar nje udhetim pa stres dhe te rehatshem.
Sportiva Performance dhe Compact eshte nje produkt i prodhuar dhe testuar brenda standarteve te respektuara nga Continental dhe qe kenaq te gjitha kerkesat e Komunitetit Europian.
Çdo gome eshte e paisur me etiketen standard te treguesve tekni ke pergatitur nga kompania Continental duke respektuar kerkesat me te larta te tregut.
Gomat Sportiva kane marre vleresimin e klienteve si dhe te distributoreve te gomave ne te gjithe boten per cilesite e larta te tyre dhe performancen shume te mire gjate shfrytezimit duke e bere nje nga markat me te shitura ne shume vende te botes.
Profili i ri Performance, vetem nga Auto Ekspres shpk
- Sportiva e re Performance eshte nje permiresim i metejshem i modelit Sportiva Super Z+.
- Rritje e komfortit dhe reduktim i nivelit te zhurmave per te patur nje udhetim te kendshem.
- Permiresim i siperfaqes se kontaktit me token duke rritur njekohesisht volumin e saj.
- Siperfaqja e gomes radiale.
- Per shpejtesi te kategorise H- 210km/ore,V-240km/ore W-270 km/ore dhe Y 300 km/ore.
- Dizain i ri modern me permbajtje optimal te Silicit.
- Siguri dhe performance e larte ne rruge me lageshtire.
- Permiresim i performances gjate manovrimit.
- Gama e prodhimit nga disku 15” deri ne 19” dhe nga profili 65 deri ne profilin 35 per versione te performances se larte Sportive.
- Dizenjo asimetrike e batistrades me nervaturat solide ne qender jep rezultate optimale ne performancen e kesaj gome e cila manovrohet me lehtesi dhe preçizion.
- Dizaini makrobllok dhe lidhja optimale e siperfaqes se gomes zvogelon ne maksimum fenomenin e rreshqitjes gjate levizjes dhe frenimit.Kjo rrit aftesine per te bere sa me shume km duke zvogeluar konsumin si dhe rrit sigurine ne levizje.
- Niveli i ulet i zhurmave lidhet me gjetjen e nje forme optimale te dizenjos se siperfaqes se gomes qe takon ne toke dhe mbylljes se profilit ne pjesen e jashtme te saj.Kjo krijon komfort si rezultat i eliminimit ne maksimum te zhurmave jashte dhe brenda automjetit duke krijuar keshtu nje ambient miqesor per te gjithe.
